Edi Rama këtë mbrëmje ka zhvilluar një intervistë ndryshe nga herët e tjera, ku i ftuar në televizionin e Kosovës, në emisionin ASIST i cili po rikthehet pas 7 vitesh, ka luajtur një ndeshje basketbolli me moderatorin.
Në këtë emision, i cili i kushtohet lojës dhe lojtarëve të basketbolli, i ftuari i parë ishte përzgjedhur pikërisht Rama.“Kush humb, bën atë që kërkon kundërshtari”, ka qenë kushti që i vendosi gazetari.
“Ne në Shqipëri i kemi ndaluar bastet, por këtu në Kosovë i keni ndryshe ligjet… por po fitova s’dua gjë, po humba kërko ti çfarë të duash”, i ka thënë Rama, ndërsa duket se bastin e kanë lënë me një darkë në Tiranë.Pas disa gjuajtjeve, gazetari ka mundur të fitojë kryeministrin Rama… /PANORAMA/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/775934616098307/?t=0










