Ndërsa opozita mbrëmjen e djeshme paralizoi gjithë rrugët kryesore të vendit, kryeministri Rama vazhdon i vendosur në rrugën e tij.
Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm transformimin e qendrës Shëndetësore të Voskopojës e cila është restauruar tërësisht.
Vetë stafi i kësaj qendre mjekësore thotë se tashmë janë shumë të kënaqur me ambientet e reja dhe akoma më të motivuar pasi vite më parë, godina ka qenë në kushte jo shumë të mira.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë tjetër shembull të rilindjes së qendrave shëndetësore që vijon çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”– shkruan Rama teksa poston videon.
/a.rada