Qeveria shqiptare sfidon sot ambasadorët dhe diplomatët e huaj në një ndeshje futbolli që do të luhet në “Selman Stërmasi”.
Lajmin e bënë të ditur vetë qeveria përmes një njoftimi për mediat. Ndeshja do të jetë pa regji, por spektatorët do të mund të filmojnë me kamerat e tyre.
Ndërkohë, në radhët e qeverisë luajnë, Bledi Çuçi, që mban shiritin e kapitenit, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Blendi Klosi, Edmond Haxhinasto, Eduard Shalësi dhe Besnik Bare. (panorama)