Ankoheni për trafikun në Shqipëri? Imagjinoni sikur të jetonit në Los Angeles, ku për të kaluar në autostradën perëndimore të duhen disa orë. Në prag të Ditës së Falenderimeve në Amerikë, ku me miliona njerëz lëvizin nga qyteti në qytet, apo shteti në shtet, për të qenë pranë familjes së tyre, autostrada në Los Angeles është praktikisht e pakalueshme. Dritat e makinave formojnë zgjatime gjarpëruese, të bardha e të kuqe në varësi të pozicionit të makinës, e japin idenë se nuk ka të mbaruar. /ma.me