• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Pushtimi i Ukrainës, shqiptarja rrëfen rrugën e arratisjes nga lufta: Dëgjuam shpërthimet dhe…

by
24/02/2022 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Kjo situatë ka sjellë largime të mëdha të qytetarëve nga zonat e konfliktit por edhe nga qytetet e mëdha si Kievi. Lufta po prek edhe shqiptarët që jetojnë në Ukrainë. Një prej tyre është Nelli Syupyur.

Nelli ka nisur të largohet nga shtëpia e saj. Me anë të disa video Nelli na tregon të gjithë rrugëtimin e saj nga banesa për në kufi me Moldavinë. Nelli e cila është një koreografe në Ukrainë jetonte në periferi të Odessas ndërsa tashmë thotë se dëshiron të kalojë në Rumani.

“Lufta filloi nga ana e Bjellorusisë. Ka pasur edhe në Kiev. Jam në autobus tani. Taksi nuk merr njeri, nuk përgjigjen. I marrim në telefon dhe nuk përgjigjen. Nuk shkojmë dot me taksi. Po shohim ku është hapur rruga që të shkojmë.” shprehet Nelli.

Artistja shqiptare rrëfen se udhëtimin për tu larguar nga vendi e ka nisur bashkë me djalin e saj të vogël dhe bashkëshorti. Nelli tregoi disa ditë më parë se planifikonte të vinte në muajin Mars në Shqipëri, por situata e luftës i ka prishur planet. Nelli ka bërë apel shqiptarëve që jetojnë në Rumani që ta ftojnë për të ndihmuar në raste nevoje.

“Jam me djalin po shkojmë në rajonin e Odessas. Duhet të vinim në stacion dhe po marrim autobusin për në afërsi të kufirit me Moldavinë dhe Rumaninë. Ishte më afër ky kufiri. Se Rusia është në anën e veriut dhe në po shkojmë në anën tjetër. Edhe raketat fluturuan dhe i dëgjova nga mëngjesi. Në 4-5 orë. Dy herë shpërthime. Më pas një të tretë. I thash burrit ngrihu të ikim. Ne ndahemi me djalin, unë, djali dhe burri u ndamë nga familja dhe po nisemi në kufi. Na shkruani kush mund të na presë në Rumani ose Moldavi. Mund të shkojë edhe në Gjermani për të qëndruar. Por fillimisht mund të vij në Rumani dhe deri në kufi.” tha Nelli.

Interesante sipas Nellit është situata në Odessa, pasi askush nuk flet për gjendjen e luftës.

“Interesante. Jam në autobus dhe asnjë nuk flet për situatën. Por vetëm unë dhe burri. Kanë frikë dhe nuk flasin për situatën që ka luftë. Në disa anë filloi lufta. Ata thonë mos shkoni në Kiev apo në Odessa pra në qytetet të mëdha. Në Odessa janë mbushur rrugët me makina.”

Pas një rrugëtimi disa orësh Nelli mbërrin pranë kufirit me Moldavinë për të kaluar më pas në Rumani.

“Kemi bërë gati valixhet dhe jemi në Odessa pranë stacionit. Kemi parë 3 ose 4 tanke. Është rruga që të nis në qytetin e Odessas. Burri ka vëllanë e tij këtu bashkë me familjen dhe do e presim të shkojmë në kufi me Moldavinë dhe më pas në Rumani. Po shkojmë drejt Europës. Le të shikojmë. Jam rreth 100 km larg kufirit.” rrëfen shqiptarja.

/b.h
Next Post
“Shqipëria është krah të NATO-s dhe BE-së”/ Nikolla: Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë!

"Shqipëria është krah të NATO-s dhe BE-së"/ Nikolla: Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In