• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Publikohen të tjera përgjime të gjyqtarit të Fierit: Jam mashkull potent, mbaja 4 varëse floriri

by Java News
09/01/2019 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, “Stop” transmetoi skandalin e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Roland Hysi dhe psikologes Elona Meçani. Në emisionin e sotëm u shfaqën të tjera detaje “pikante” të kërkesave të gjyqtarit Hysi, për raport seksual me gruan, që kishte çështje me të dhe kërkonte thjesht kujdestarinë e vajzës së saj. Në videon e transmetuar në emisionin “STOP”, në Tv Klan, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo sipas tij e bën “origjinal”.

Gjyqtari Roland Hysi:  Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…

Nga ty, çfarë dua unë, në kuptimin e mirë të fjalës?! Ti rri rehat, mos më thuaj asnjë gjë! Atë, që e ndjen…,e di pse po ta them? Se do ndihesh më rehat. Fryj! Nxirre atë stresin! Jetoje me kënaqësi momentin! Të lutem… shijoje jetën! E di sa më vijnë mua? E kam shkelur botën më shpejt, para teje unë. Kam qenë në ‘94  në Holandë, Roterdam. Kam pas lekë më shumë se sa mund të kenë të gjithë shqiptarët bashkë. Ti, do të bësh qejf me mua?

Denoncuesja: Më ke thënë: Ta di ngjyrën e reçipetave!

Gjyqtari Roland Hysi: Jo! Ta thashë për tjetër gjë…,mua s’më shpëton asnjë gjë, të thashë. Më shikon edhe syri përtej asaj që nuk dallohet, madje mund të të di edhe ngjyrën e të brendshmeve, që nuk mund të shikohen, thashë.

Denoncuesja: Po!

Gjyqtari Roland Hysi: Atëherë, atëherë dëgjo Landin! Nuk jam nga ata njerëz, që të të peshoj unë ty, a je për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…! Jo, jo, nuk po ta them, që për të të thënë, që s’je në radhë apo jo. Absolutisht! Biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit dhe kjo më bën atë, origjinalitetin tim, Landin, ky gjyqtari këtu, ky gangsteri. I kam të gjitha, pa diskutim, ta thashë vetë unë…

Denoncuesja: Do çohemi?

Gjyqtari Roland Hysi: Do më përqafosh mua?

Denoncuesja: Po, normale, që po…! Do të marr në telefon!

Gjyqtari Roland Hysi: Do të bësh dashuri me mua?

Një ditë pasi Emisioni “Stop” denoncoi skandalin me zë dhe me figurë, policia arrestoi pasditen e kësaj të mërkure gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, si dhe psikologen po pranë kësaj gjykate, Elona Meçani.

“Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: Roland Hysi, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier; Elona Meçani, 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”, tha Policia e Shtetit në një njoftim për mediat.

Hysi dhe Meçani ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Për ta gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”./a.meta

Next Post
FOTOT/ Pamje fantastike, bora zbardh qytetet shqiptare

FOTOT/ Pamje fantastike, bora zbardh qytetet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In