Pamje nga kamerat e sigurit tregojnë momentin tragjik kur një kamionçinë merr përpara turmën në një rrugë në Lagjen Franceze të Nju Orlinsit.
Video përmban pamje të rënda. Në të shihet veterani i ushtrisë amerikane, i cili mbante një flamur të Shtetit Islamik në makinën e tij, teksa bën një lëvizje të beftë dhe del nga korsia duke shkelur mbi njerëzit më 1 janar. Në total, 15 persona humbën jetën nga sulmi.
Sipas autoriteteve sulmi mund të jetë realizuar me ndihmën e personave të tjerë. Autori, 42-vjeçari Shamsud-Din Jabbar, u vra gjatë përplasjes me armë me policinë që ishte vënë në ndjekje të tij pas ngjarjes.