Bllokimi i 12 djemve futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre në shpellën “Tham Luang” tërhoqi vëmendjen e botës.
Reshjet intensive të shiut bënë që të rritej niveli i ujit. Për ditë të tëra nuk kishte asnjë shenje jete por më në fund ata u gjetën shëndoshë e mirë.
Operacioni për shpëtimin e tyre zgjati tre ditë, pasi futbollistët e moshës 12-vjeçare u trajnuan për të notuar si zhytës profesionistë me bombolat e oksigjenit.
Vështirësia e operacionit duket edhe në videon e mëposhtme që tregon rrugëtimin përmes errësirës dhe ujit.
Operacioni i shpëtimit është ndjekur me interes nga e gjithë bota ndërkohë suksesi i marinsave tajlandezë është vlerësuar edhe nga presidenti i SHBA Donald Trump./a.m.











