Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, ka mbërritur në selinë rozë ku do të takohet për Herë të fundit me drejtuesit politik të qarqeve me qëllim ‘kopsitjen’ e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Këto lista do të duhet të dorëzohen në KQZ brenda mesnatës së sotme.