• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS heq nga rendi i ditës ‘bastet online’, ‘Rithemelimi” dhunë ndaj Gardës, Kuvendi miraton ligjet dhe ‘rrëzon’ Bashën

by A R
08/02/2024 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur me tensione seanca plenare e ditës e sotme, ashtu si seancat e tjera që janë zhvilluar muajt e fundit.

Deputetët e Sali Berishës kanë mundur të futen në sallë dhe po shkaktojnë zhurmë me bilbilë dhe brohorima.

Ndërkohë, në hyrje të Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka u hodhi miell punonjësve të gardës.

Ndërkohë Lindita Nikolla njoftoi se me kërkesë të Grupit të PS, ligji për bastet online është hequr nga rendi i ditës.

Pavarësisht kaosit të Rithemelimit, mazhoranca ka vijuar me miratimin e disa projektligjeve. Gjithashtu me shumicë janë rrëzuar edhe disa amendamente të propozuara nga Lulzim Basha.

***

Kuvendi miratoi sot 9 projektligje, 1 dekret dhe 1 projektvendim në rendin e ditës.

Kështu, Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin  “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019”

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin  Projektligj “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi gjithashtu rrëzoi me 75 vota kundër dy amendamentet e propozuara nga Lulzim Basha për këtë projektligj

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.162/2020, “Për Prokurimin Publik””

Kuvendi miratoi me 75 vota pro Dekretin nr.10, datë 13.1.2023 “Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë””.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro Projektvendimin “Për miratimin e planit vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026”.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të PS, është kërkuar tërheqja nga diskutimi i ditës së sotme të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

/a.r

Next Post
FOTOLAJM/ Flamur Noka shtron miell në formën e vizave të kokainës në hyrje të Kuvendit

FOTOLAJM/ Flamur Noka shtron miell në formën e vizave të kokainës në hyrje të Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com