Përpara ndërtesës së Teatrit Kombëtar kanë qenë të pranishëm edhe disa deputetë të opozitës së re.
Midis tyre edhe Kujtim Gjuzi, i cili është refuzuar nga protestuesit për mbrojtjen e godinës së Teatrit.
Ata i kanë kërkuar Gjuzit që të largohet nga aty. “Ik! Ik!”- Dëgjohet në videon ku shihet qartë Gjuzi. Ai më pas detyrohet të largohet.