Protestuesit i kanë vënë flakën një ambienti ngjitur me Gjykatën e Lartë. Zjarri, i cili ndodhet në katin e parë të godinës, shihet të ketë marrë përmasa teksa sirena e alarmit nuk resht. Edhe ambiente të tjera të të njëjtit kat janë në flakë.
Një makinë pranë godinës është përfshirë nga flakët dhe ka shpërthyer. Në vendngjarje mbërriti edhe zjarrfikësja. Mësohet se flakët janë vendosur nën kontroll.

