• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO | Protestë masive kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion

by A R
11/05/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më poshtë janë pamjet ekskluzive që sjell Tvklan.al nga Malmo e Suedisë. Bëhet fjalë për protestues, mbi 10 mijë të tillë, të cilët kanë marrë rrugët e qytetit që mirëpret Eurovizionin për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në festival.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të botës, njerëzit mbanin në duar flamujt e Palestinës. Protestuesit janë kundër pjesëmarrjes së Eden Golan, në mesin e luftës kundër Hamasit në Gaza.

Eden Golan

Izraeli renditet krah Kroacisë dhe Zvicrës, si një prej të preferuarve për të pasuar Suedinë dhe për të fituar kompeticionin.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, policia pret që në demonstratën e kësaj të shtune në Malmo të marrin pjesë mbi 20 mijë persona.

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë një burim polemikash mes rritjes së vdekjeve civile dhe përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza, ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit hyn në muajin e shtatë.

Këtë të shtunë zhvillohet finalja e 68 e Eurovizionit. Rreth 26 vende përfaqësohen në garën më të madhe muzikore në botë. Konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë festë muzikore.

Megjithëse Unioni i Transmetuesve Europianë (EBU) përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë hije mbi muzikën, protestat e kanë shoqëruar këtë eveniment. Eurovizioni 2024 është shoqëruar nga protesta të gjera kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garën muzikore. Të shtunën policia ndodhet në gjendje të lartë gatishmërie në Malmo dhe mbështetet nga forca policore nga Danimarka e Norvegjia.

/a.r

Next Post
VIDEO / E konfirmon Balluku: Aksi Thumanë-Kashar, gati në 30 qershor!

VIDEO / E konfirmon Balluku: Aksi Thumanë-Kashar, gati në 30 qershor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com