Shume pak qytetarë ka mbledhur ish-Kryeministri Sali Berisha në protestën e sotme të organizuar prej tij para Kryeministrisë.
Report Tv ka siguruar pamje ku duket qartë dështimi i ish-Kryeministrit, i cili ka nisur aksionin që sipas tij do ta rikthejë si drejtues i vendit.
Nga videot dhe fotot nga ajri tregojnë se protesta që u quajt kombëtare nga Berisha, ka një pjesëmarrje të vakët për të qenë e tillë.
Ndërkohë disa tubues kanë djegur flamurin e Serbisë në protestën që po zhvillohet këtë të hënë para Kryeministrisë.