Pavarësisht thirrjeve për një protestë globale dhe paralajmërimeve për ardhjen e shqiptarëve të diasporës në Tiranë, pamjet e filmuara me dron pranë Ministrisë së Arsimit tregojnë një pjesëmarrje minimale në orët e para të tubimit.
Nga lart, grupi i protestuesve duket i përqendruar vetëm në një pjesë të hapësirës përpara ministrisë, pa krijuar grumbullimin masiv që ishte paralajmëruar në rrjetet sociale.
Mbetet për t’u parë nëse numri i pjesëmarrësve do të rritet gjatë orëve në vijim, ndërsa protesta është paralajmëruar të vazhdojë gjatë ditës.

