Dy deputetët e Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Bardh Spahia janë shfaqur duke u përplasur fizikisht dhe verbalisht me Policinë e Shtetit dhe duke provokuar efektivët.
Pamjet tregojnë incidentin në protestën e opozitës ku ligjvënësit shfaqen në ballë të protestuesve që shtynë policinë me dy rrjeta metalike dhe lënduan 11 punonjës.
Ndërkohë, pjesë e protestës ishte edhe djali i Sali Lushajt që shfaqet krah demokratëve.
Reperi i njohur ‘Stresi’, ju bashkua përplasjes me forcat e rendit duke i ardhur në ndihmë deputetëve.
a.ç