• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Prostitucioni, BBC: Historia e brutalitetit dhe shfrytëzimit të 2 shqiptareve në Britani

by Java News
22/02/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Historia e dy vajzave shqiptare që kanë rënë pre e prostitucionit kanë qenë në fokus të një artikulli të publikuar nga BBC. Sipas prestigjiozes trafiku i qenieve njerëzore në Britani është në rritje. Shifrat e fundit tregojnë se në vitin 2015, rreth 3266 njerëz kanë qenë viktima të mundshme të trafikimit, numër ky që është rritur vitin që shkoi. Numri më i madh i të trafikuarve vinte nga Shqipëria, ku rezulton të ketë qenë 600.

“Në një strehë të grave në jug të Shqipërisë viktimat e trafikimit dhe të dhunës janë thjesht nxënëse, 10 ose 12 prej tyre shikojnë me turp dhe ngjajnë tepër të reja. Të gjitha kanë histori të brutalitetit dhe shfrytëzimit. Disa prej këtyre fëmijëve tashmë kanë lindur edhe vogëlushët e tyre, që janë fryt i përdhunimeve”, shkruhet në artikull.

BBC ka publikuar videot ku dy nga vajzat shqiptare rrëfejnë historitë e tyre të dhimbjes dhe tmerrit.

“Seya ishte vetëm 14 vjeç kur u largua nga situata e dhunshme familjare. Ajo kishte rëne pre e një rrjeti trafikimi nga dikush që ajo e konsideronte si të dashurin e saj. Për muaj me radhë është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me disa burra në ditë”, shkruan BBC.

“Unë i urrej ata. Dua të marrin dënimin që meritojnë. Ata të marrin lirinë, të përdorin, të urdhërojnë”, shprehet Seya teksa tregon historinë e saj.

Prestigjiozja më tej flet pak mbi zhvillimin e Shqipërisë ku e cilëson periudhën pas rënies së komunizmit si kohën në të cilën lulëzoi trafikimi i qenieve njerëzore. Një tjetër viktimë e trafikimit është Anna. Një vajzë nga një qytet i vogël i Shqipërisë e cila u mashtrua nga një djalë që pretendonte se është i dashuri i saj i cili më pas e shiti në Britaninë e Madhe.

“Isha diku nën tokë. Nuk e kisha idenë se ku ndodhesha, nuk më linin të shikoja. Hyra në ndërtesë më sytë të lidhur”, shprehet 20-vjeçarja e cila ka treguar se deri në momentin e trafikimit ishte e virgjër.

2 vajzat flasin në gjuhën shqipe në videot e publikuara nga BBC duke e bërë edhe më tragjik për ne rrëfimin e dhimbjes dhe tmerrit që kanë përjetuar.

“Anna ka qarë gjatë gjithë intervistës sonë, megjithatë ka këmbëngulur ta tregonte historinë e saj. Ajo ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur çdo ditë nga burra të ndryshëm. “Ata bënë gjëra që nuk do të mund t’i kisha imagjinuar kurrë”, është shprehur 20-vjeçarja. Më në fund ka mundur të arratiset dhe ndodhet në një qendër kujdesi këtu në Britani. Ka një fëmijë që i jep arsye të përqendrohet tek e ardhmja dhe të ketë shpresë. Por historia e saj, e Seyas dhe e shumë vajzave të tjera duhet të shkaktojë alarm në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Europën “, shkruan BBC.

Në shumë raste viktimat janë manipuluar nëpërmjet martesave të rreme dhe mundësive të punësimit.

“Autoritetet shqiptare na lanë të flasim me një të burgosur në Korçë. Ai është Fatos Kapllani i cili po vuan një dënim me 15 vite për trafikim të fëmijëve në Greqi duke i detyruar të punojnë si prostituta dhe lypës. Ai është vetë baba dhe në kohën që trafikoi fëmijë ishte i martuar, gjë që më bëri ta pyes si mundi të bëjë diçka të tillë. ‘Ishte një kohë kur të gjithë bënin gjëra të tilla. Do të ishte e tmerrshme nëse dikush do ta merrte fëmijën tim kështu’, thotë ai me një ngritje të supeve që mund të tregojnë turp ose keqardhje”, e mbyll shkrimin prestigjiozja.

ma.me

ma.me
Next Post
Nuk është Pamela Anderson, por motra e Afërdita Dreshajt… (GALERI)

Nuk është Pamela Anderson, por motra e Afërdita Dreshajt... (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In