• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

VIDEO / Programi “1 miliard”, flet kryeinxhinieri i rrugëve të Shqipërisë

by A R
09/11/2017 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë 27 viteve, pjesa më e madhe e investimeve nga fondet e buxhetit të shtetit por edhe nga investimet e huaja u orientuan drejt ndërtimit të akseve rrugore.

Nëse do të vendosim në balancë paratë e financuara në vite me produktin e marrë, nuk mund të mos shohim se ka një hendek shumë të madh midis asaj që presupozohej të ndërtohej dhe asaj që faktikisht është ndërtuar.

Rrugët u shërbejnë lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe lidhjes së tregjeve, të cilat më pas ndihmojnë në futjen në shfrytëzim të resurseve ekonomike.

Në një intervistë për ATSH-në, Faruk Kaba, Kryetari i Shoqata Shqiptare të Inxhinierëve Konsulentë, vlerëson programin e paraqitur nga qeveria “1 miliard dollarë për rindërtim”, si rruga më e mirë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore.

“Shqipëria ka shumë nevoja dhe ky program është i domosdoshëm sepse kërkesat janë kaq të mëdha dhe ekonomia e vendit është akoma e dobët. Ndërtimi i i rrugëve përmes Partneritetit Publik-Privat (PPP) është e vetmja mënyrë dhe në të gjitha vendet e botës procedohet kështu. Është gjetur rruga më e mirë”, shprehet ai.

Më tej, Kaba flet për cilësinë e rrugëve të ndërtuara në këto 27 vite. Sipas tij, të gjithë biem dakord që investimet kanë pasur problemet e veta përsa i përket cilësisë. Në këto kushte, ai vlerëson si të  rëndësishme ndryshimin e metodologjisë së supervizimit.

Rrugët pa standardet e duhura, vlerëson ai, janë një problem shumë i ndjeshëm për ekonominë shqiptare. “Keni parasysh që 52% e gjithë investimeve që bën shteti shqiptar, janë në infrastrukturë dhe vendin kryesor e zë transporti rrugor. Kjo i ha ekonomisë kombëtare miliarda lekë. Vetëm nga 2004 -2016 shteti shqiptar sipas statistikave, ka investuar 6 miliard euro për infrastrukturën rrugore. Pse ndodh që rrugët të mos kenë standardet e duhura. Ne investojmë dhe produkti që marrim nuk është ai që duhet”, shprehet Kaba.

Këtu, ai rendit disa faktorë dhe ndër kryesoret është cilësia e projektimit. “Janë shumë faktorë, duke filluar nga cilësia e projektuesve që janë të parët me studimet e projektimet. Më tej, vazhdojmë me elementë të tjerë që kanë të bëjnë me implementimin, me strukturat në sektorin publik që bëjnë përgatitje e këtyre investimeve e deri në finalizimin e projektit”, shprehet Kaba.

Vetëm me korridorin nga Hani i Hotit deri në Kakavijë që është korridori Adriatiko- Jonian, Kaba shprehet se janë 10 standarde. “E pabesueshme në 300 km, 10 standarde”, vlerëson ai.

Për këtë, Kaba sheh si zgjidhje ngritjen e strukturave kërkimore shkencore.

“Kjo mund të rregullohet vetëm duke përzgjedhur konsulentë të saktë, inxhinierë, projektues e studiues. Mbi të gjitha është e domosdoshme ngritja e strukturave kërkimore shkencore, institute që kanë ekzistuar me herët, por që kanë mbi 20 vite që janë shuar. Duhet të rigjallërohen, përkundrazi ne nuk do të kemi standarde. Nuk do të kemi standarde në projektim, nuk do të kemi standarde as në ndërtim”, thotë Kaba.

Supervizioni, sipas kreut Shoqata Shqiptare të Inxhinierëve Konsulentë, është një zë tjetër shumë i vështirë që nëse nuk shkon në drejtimin e duhur, asnjëherë nuk do të kemi produktin përfundimtar që duhet.

Shoqata e inxhinierëve dhe konsulentëve është anëtare e Asamblesë Ndërkombëtare të Inxhinierëve Konsulentë (FIDIC) dhe që nga vitit 2001 Shqipëria njihet zyrtarisht si anëtare e FIDIC

“Na mjafton të vendosim standardet e FIDIC për të patur rrugë me standarde”, deklaron Kaba.

Next Post
Viti i ri shkollor, nis këtë javë shitja e librave, kohë deri më 12 shtator

Projekti i MAS, tekste shkollorë falas për klasat e pesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In