Përgjatë lumit Shkumbin në Elbasan po ndërtohen disa prita për të parandaluar daljen nga shtrati të lumit në rast të reshjeve të shiut.
Paralelisht, me ndërtimin e pritave po punohet edhe për ndërtimin e një shëtitoreje që do t’u shërbejë qytetarëve të Elbasanit.
Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se “vijon puna për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit”.
Me ngritjen e pritave, në rast të përmbytjeve pritet që të parandalohet dalja nga shtrati e lumit Shkumbin që shkaktonte dëme në tokat bujqësore.
/a.r