• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Prangoset “i forti” i Tiranës, Herger Çitaku, plagosi dy vëllezër te “Kafja e Rremës”

by Java News
11/01/2017 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme Herger Çitakun, 28 vjeç, i njohur për plagosjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012. Çitaku u arrestua ditën e sotme, pasi është dënuar me 12 vjet burg për plagosjen e dy të rinjve. Policia ka publikuar edhe videon e arrestimit të të fortit të Babrrusë.

NGJARJA 

Më datë 21.05.2012, rreth orës 20:30, në lokalin “Çermenika” në pronësi të shtetasit Sokol Gjypi ka shkuar si klient shtetasi Enver Bitri.Në lokal, në këtë kohë, ndodheshin shtetasit Armando Gjypi dhe Jetnor Gjypi (djemtë e shtetasit Sokol Gjypi) të cilët ishin të punësuar aty, dhe që, së bashku me shtetasit Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri, ishin ulur në një nga tavolinat në verandën e lokalit.Shtetasi Enver Bitri, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka mbërritur në lokal, është ulur në tavolinën ngjitur me tavolinën në të cilën ndodheshin i dëmtuari Armando Gjypi dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri dhe ka porositur një birrë.Duke parë gjendjen e tij të dehur, i dëmtuari Armando Gjypi në fillim nuk ka dashur t’i shërbejë, por, më pas, duke parë këmbënguljen e tij, i ka shërbyer.
Gjatë kohës që ishte duke pirë birrën shtetasi Enver Bitri ka filluar një debat me fjalë me shtetasit Erald Bruçi dhe Eriol Xherri, të cilët ndodheshin në një tavolinë me të dëmtuarin Armando Gjypi dhe vëllanë e tij Jetnor Gjypi.Duke parë debatin që po zhvillohej mes shtetasit Enver Bitri dhe miqve të tij, shtetasi Jetnor Gjypi e ka nxjerrë shtetasin Enver Bitri jashtë lokalit duke e shtyrë, pasi ai ishte i pirë dhe kundërshtonte, nuk donte të largohej. Për një moment shtetasi Enver Bitri është rrëzuar.Në këtë kohë, i pandehuri Herger Çitaku, i cili ndodhej në bilardon përballë me lokalin e vëllezërve Gjypi, duke parë që shtetasi Jetnor Gjypi kishte rrëzuar në tokë shtetasin Enver Bitri, i cili ishte mik me babanë e tij, ka ndërhyrë për të ndihmuar këtë të fundit dhe është konfliktuar me fjalë dhe pastaj me grushta me shtetasit Jetnor Gjypi, Armando Gjypi, Erald Bruçi dhe Erjol Xherri.Duke qenë se ata ishin më shumë në numër, i pandehuri Herger Çitaku është larguar duke thënë: “…do më njihni se kush jam unë…”. Pas konfliktit, i dëmtuari Armando Gjypi dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Erjol Xherri janë rikthyer në tavolinën e tyre në verandën e lokalit “Çermenika”.Pas rreth pesë minutash, i pandehuri Herger Çitaku është rikthyer në lokal duke mbajtur një armë zjarri, ai ka qëlluar një herë kur ka qenë rreth 10-20 m larg lokalit, më pas ka vazhduar të qëllojë duke iu afruar gjithmonë e më shumë verandës së lokalit.
I pandehuri ka qëlluar katër herë në drejtim të lokalit ku ndodheshin i dëmtuari dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Erjol Xherri, duke shkaktuar dëmtime në rrethimin e jashtëm të verandës së lokalit dhe thyerjen e vetratës së tij, si dhe duke plagosur në këmbë të dëmtuarin Armando Gjypi.Për sa i përket të pandehurit Flor Abazi, nga provat e administruara në gjykim rezultoi se i pandehuri Flor Abazi ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, më datë 01.04.2012, rreth orës 20.00, kur, në një lokal pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas një zënke për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasi Naim Basriu.I pandehuri Flor Abazi megjithëse ka qenë i pranishëm në lokal në momentin që shtetasi Naim Basriu ka qëlluar me armë, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar faktin e ndodhur.Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, konkretisht, pas administrimit të akt-ekspertimit balistik me nr. 5417, datë 08.06.2012, ka rezultuar se gëzhojat e gjetura dhe të sekuestruara në ngjarjen për të cilën akuzohet i pandehuri Herger Çitaku, ishin qitur nga e njëjta armë e përdorur edhe në një ngjarje tjetër (ngjarjen e datës 01.04.2012), të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si procedim penal me nr. 1749, datë 12.04.2012. /ma.me

 

Next Post
Ngrohuni pak me Biankën

Ngrohuni pak me Biankën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com