• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Pranga shoferëve ‘fast and furious’, ‘fluturonin’ të dehur në rrugët e kryeqytetit

by Java News
09/07/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugët e vendit popullarizohen gjithnjë e më tepër nga shoferë të papërgjegjshëm që bëhen burim aksidenti për vete dhe për përdoruesit e tjerë të akseve.

Së fundmi policia ka prangosur 16 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 86 patenta.

9 prej shtetasve të arrestuar, janë shoqëruar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Ndër të tjera, policia njofton:

“Kontrollet policore sipas “Operacioneve Tispol” Korrik 2018, përgjatë fundjavës në kryeqytet pasuan operacionin e dytë për këtë javë, pas atij të realizuar në fillim jave, me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë si jashtë dhe brenda qendrave të banuara, nivelin e përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, maturimet e detyrimeve administrative të pashlyera si dhe garat me shpejtësi në disa zona të caktuara të kryeqytetit.

Nga kontrollet policore të ushtruara në fundjavë, janë :

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët :

a) 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur
b) 7 shtetas për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi

• 68 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat :

a) 27 për shpejtësi tej normave të lejuara
b) 30 për pije alkoolike
c) 7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë
d) 4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar

• 12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

• 75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

• 645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët”, nënvizon policia.

a.ç

Next Post
Balla pyet Bashën: Ku i ke gjetur 1 milion dollarë për të nxirë Shqipërinë?

Tavo apo Bitri? Balla tregon se kush votoi pro ligjit për shembjen e Teatrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In