Kordoni i Policisë pranë Kuvendit është sulmuar gjatë protestës së sotme edhe nga tarraca e Partisë Demokratike.
Kjo video e siguruar nga JavaNews tregon sulmin me shashka ose mjete të forta nga lartësia.
Në sfond dallohet edhe Xhamia e Namazgjasë. Ndërkohë, protestuesit nën drejtimin e ish-deputetëve PD-LSI, kanë tentuar të çajnë edhe perimetrin e sigurisë para Kuvendit.
Policia vijon t’u bëjë thirrje me megafon protestuesve për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.
Ndërkaq protestuesit vazhdojnë të hedhin kapsolla, shashka, tymuese dhe gurë ndaj efektivëve.










