• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Policia prangos 3 trafikantë droge në Lezhë, momenti arrestimit

by Java News
07/01/2017 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 persona të cilëve iu janë gjetur 22 kg kanabis në makinë. Operacioni i policisë së Lezhës ka marrë emrin nga situata meteorologjike në vend dhe është quajtur “Acari” ndërsa 3 personat janë kapur në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot. Në videon e publikuar nga vetë Policia, duket momenti kur efektivët e anti-drogës shtrijnë në tokë trafikantët. “Ulu, ulu aty”, dëgjohen thirrjet e policëve që prangosin 3 burrat.

Me datë 06.01.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një punë hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur realizimi me sukses i operacionit “Acari” ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas:
1- Fatmir Gjoka, 30 vjeç, banues në Rrëshen
2- Alfons Gjoka, 46 vjeç, banues në Tiranë
3- Preng Pjetri, 39 vjeç, banues në Mirditë

Këta 3 persona në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Pllanë u kapen në flagrancë me automjetin e tyre tip “Benz” me targë DR 3609 E, ku kishin të fshehur në 4 thasë 22 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis – sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Next Post
Juventusi po bën tratativa intensive për Donnarumma

Juventusi po bën tratativa intensive për Donnarumma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com