• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Policia nxjerr shifrat: 263 shoferë të arrestur për alkool, 10 mijë kapen me celular në timon

by Java News
19/06/2018 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga analizat e aksidenteve rrugore të mëparëshme dhe rrezikshmëria që karakterizon këmbësorët në vendkalimet e tyre dhe jo vetëm, organizoi shërbime në forma të ndryshme kontrolli për rreth dy orë, me qëllim monitorimin dhe konstatimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqytetit, ku u verifikuan dhe u proceduan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 35 drejtues mjetesh.

Edhe pse në fund të këtij 6-mujori, numri i aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve ka një rënie të ndjeshme ku numërohen 36 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, 2 jetë të shpëtuara më shumë si dhe një numër më i ulët i personave që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të lehta, përsëri në rrugët dhe kryqëzimet e kryeqytetit hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht mosdhënie përparësie këmbësorëve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve, shkelje për të cilat nuk duhet parë si zgjidhje vetëm mekanizmi i ndëshkimit nga Policia Rrugore, por duhet një reagim qytetar dhe social në formën e autokontrollit, për të patur rrugë më të sigurta dhe më pak trauma të shkaktuara nga ngjarjet rrugore.

Mjafton të analizosh trendin e disa prej shkeljeve kryesore të rregullave të qarkullimit rrugor, për të kuptuar nivelin e ulët të edukatës rrugore dhe se sa pak rëndësi ka jeta e njeriut për drejtuesit e mjeteve në kryeqytet, ku vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë:

• 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur (44 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

• 10 000 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve (2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe me përdorimin e kaskës mbrojtëse, parkimet dhe parakalimet e gabuara, ku vihet re rritje e numrit të konstatimeve për këto shkelje.

Vlen të theksohet se nga të dhënat e këtij 6-mujori, ka nje rënie drastike të numrit të konstatimeve për mospërdorim të rripit të sigurisë (8500 ndëshkime më pak se e njëjta periudhe e vitit të kaluar), çka tregon një reagim pozitiv të përdoruesve të rrugës kundrejt detyrimit për të vendosur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të mjetit, reagim i cili duhet të reflektohet edhe ndaj normave dhe rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

a.ç

Next Post
Kërpurdhat, përfitimet shëndetësore dhe sëmundjet që luftojnë

Kërpurdhat, përfitimet shëndetësore dhe sëmundjet që luftojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In