• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Polici kufitar në Kukës i kërkon lekë emigrantit: Nuk kemi “ngrënë” akoma gjë sot…

by Java News
20/12/2016 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Festat e fundvitit po afrojnë dhe si çdo vit në pikat doganore shtohet fluksi i emigrantëve. Emisioni “STOP” transmetoi një rast të shëmtuar të një efektivi policie, i cili në mënyrë indirekte i kërkon para qytetarit nga Rugova e Kosovës.

Qytetari kishte të ngarkuar në makinën e tij, disa rroba dhe dy televizorë të vjetër, por polici i pikës doganore drejt Kosovës i kërkon atij të shkarkojë mallin.

Qytetari i kërkon të mos e vonojë më tepër, pasi ndjehej i lodhur prej rrugës nga Milano deri në pikën doganore të Kukësit. Polici, për t’i marrë atë që kërkonte, e vë në “sedër” qytetarin duke përdorur shprehjen “A je shqiptar a çfarë je”?!

Qytetari nëpërmjet një kamere të instaluar në makinën e tij, na servir të plotë të gjithë bisedën që ka bërë me efektivin në pikën doganore të Kukësit.

“Polici – Ec pak mbrapa!

Polici – Si kalove?

Qytetari – Mirë faleminderit, ti?

Polici – Nga po vjen ti shefi?

Qytetari – Nga Durrësi, prej Italie.

Polici – Prej Italie ë? Ma jep atë…kartën e identitetit!

Qytetari – Të Italisë apo të Kosovës?

Polici – Të Shqipërisë, të Kosovës, cfarë të kesh. Çfarë ke ngarkuar këtu?

Qytetari – Kontrolloje edhe ti se e kanë kontrolluar krejt, dy televizora të vjetër dhe rroba asgjë tjetër s’ka.

Polici – Asgjë tjetër ë? Po a mundesh pak…me hap bagazhin?

Qytetari – Po more, si jo…

Polici – Kujdes se po na del ndonjë lek i jashtëligjshëm.

Polici – Me e shkarkuar të gjithën. (bagazhet)

Qytetari – Ëëë?

Polici – Me e shkarkuar krejt.

Qytetari – S’keni ndonjë skaner ndonjë gjë?

Polici – Po për skaner thashë.

Qytetari – E pra në skaner, më lehtë pra.

Polici – Jo, jo, por në skaner me bagazhe jo.

Polici – Shttt… Fillojmë të gjithë duke parë, çfarë jemi duke shkarkuar, çfarë jemi duke ngarkuar dhe duke e futur në skaner, kam një orë aty.

Qytetari – S’ka problem, ti e di unë ju tregova çfarë ka. Rroba të përdorura, të vjetra, të mijat. Asgjë, dy televizora të vjetër, asgjë tjetër s’ka. Edhe këtu ka ilaç rrobash, për të larë me lavatriçe, asnjë gjë s’ka. Bukë me hëngër.

Polici – Ty të pastë bërë mirë po… Ti ke hëngër bukë, po ne s’kemi ngrënë akoma bukë.

Qytetari – A do panine, o burrë?

Polici – Jo panine faleminderit, se nuk ha panine unë.

Qytetari – Urdhëro!

Polici – Ç’a bën, o pejan?

Qytetari – Ç’a po jam?

Polici – A je prej Peje ti?

Qytetari – Po, i Rugovës jam.

Polici – Po këtu…

Qytetari – Po pra Rugova e Pejës.

Polici – Rugova e Pejës ë?

Qytetari – Ëëë…

Polici – Të Rugovës kanë qenë burra të mirë në fakt.

Qytetari – Edhe janë vallahi.

Polici – Nuk e di, nuk e di.

Qytetari – Vallahi edhe janë.

Polici – Si je duke ia bërë, a i zbresim a jo?

Polici – Atëherë, ç’a me të bërë, si t’ia bëjmë?

Qytetari – Ti e di. Aman se jam vonë. Jam lodhur mos më vono, aman.

Polici – Si?

Qytetari – T’i kryejmë po them. Mos më vono, se jam lodhur edhe unë. Se kam udhëtuar prej Milanos. 12 orë rrugë, plus trageti, plus këtu.

Polici – S’jemi duke të vonuar, o shok.

Qytetari – Po kryem të paktën.

Polici – Nuk jemi duke u marrë vesh. Shqiptarë jemi, s’jemi duke u marrë vesh.

Qytetari – Po.

Polici – Unë jam duke të thënë, o zotëri, do t’i shkarkosh këto rraqe a jo?

Qytetari – I shkarkojmë, por as unë nuk po di…

Polici – Po kush i shkarkon? Unë nuk jam punëtori yt.

Qytetari – Po as unë s’mundem, unë rrobat këtu, të lehta janë, o burrë.

Polici – Unë jam punonjës policie. Mos hap debate kot.

Qytetari – Po thuaje troç, o burrë!

Polici – Po ç’a me thënë troç?

Qytetari – Tregoje troç, se po ma sjell vërdall, tregoje troç të paktën. Si t’ia bëjmë? A the jam shqiptar?

Polici – Po jam shqiptar.

Qytetari – Po, por ma thuaj troç, në sy!

Polici – S’jam duke ta thënë troç.

Qytetari – Ulu, ulu, këtu! Seriozisht e kam ma thuaj troç.

Polici – Jo, jo s’jam…

Qytetari – Ta jap një kafe?

Polici – Ec…

Qytetari – Seriozisht e kam. Ëëë, na…

Qytetari – Shef!

Polici – Ej, a do me ec o bos?

Qytetari – A je mirë? A je mirë?

Polici – Veç se këtë muhabet… e lamë këtë muhabet, merri dokumentat!

Qytetari – A je mirë?

Polici – Për çdo gjë thuaj e bëra urdhrin e skanimit.

Qytetari – Ok!

Polici – Në Shqipëri.

Qytetari – A kam nevojë për ndonjë letër, për t’ia dhënë atyre?

Polici – Jo, jo, jo! Po të duash, parko makinën, ta jap unë letrën e skanerit. Jo s’ma merr mendja. Thuaj që e kam bërë urdhër – skanimin në Shqipëri.

Qytetari – Hajt shëndet!”


20161220-210210 by e-d21


20161220-210853 by e-d21

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Ekstradohet nga Italia i dënuari shqiptar që shfrytëzonte për prostitucion prej 5 vitesh një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In