Në videon e mëposhtme shfaqen momentet teksa një foshnjë po luftonte me vdekjen në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vogëlushja kishte pirë qumësht por ishte mbytur dhe nuk po merrte dot frymë.
Gjyshja e foshnjës kërkon ndihmë nga një polic që po patrullonte aty pranë.
Nick St.Onge është kthyer në hero, pasi ai veproi si një mjek i vërtetë.
Përmes masazheve kardio-polmonare, ai ndihmoi vogëlushen të marrë frymë.
Pas minutave të ankthit gjithçka shkoi mirë në fund.
Polici deklaroi për mediat lokale se ai ka fituar eksperiencë për të tilla situata pasi ka kaluar nëntë vite pranë detit.
Videoja po bën xhiron e botës dhe polici po quhet një hero i vërtetë./a.m.










