Konflikti midis dy personave brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ka bërë që në zonë të zbarkojnë efektivët e FNSH-së.
Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.
Ai është ndjekur nga efektivët e policisë, por ka qenë i pamundur neutralizimi i tij.
Pasi janë thirrur përforcime dhe forcat e FNSH kanë mbërritur në vendngjarje, është bërë e mundur edhe gjetja e personit të përfshirë në konflikt, në një pallat të braktisur.
Ai është vënë në pranga dhe konflikti është shuar duke mos agravuar më tepër.
/a.r