• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Plas “sherri” në Komision: Ti i paguan si skllevër në call center…

by A R
13/11/2017 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e opozitës kanë braktisur debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

Përplasja mes tyre ndodhi gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, kur deputeti Shehaj replikoi me Braçen duke i thënë se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij.

Kaq ka mjaftuar që Braçe të revoltohet, duke deklaruar se xhaketën e ka qepur një sitilist shqiptar dhe se ajo nuk kushtonte më shumë se 300 mijë lekë.

Madje deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t’i tregonte edhe kanatieren.

Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër.

Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpërthente duke i kërkuar Braçes ta tërhiqte mbrapsht atë cilësim, gjë që nuk ndodhi dhe bëri që deputetët e opozitë të largohen në shenjë proteste.

Pjesë nga debati:

Agron Shehaj: Nga një ish-gazetar i Zërit të Popullit e prisja këtë gjë.

Erion Braçe: Ky gazetar i zëri të popullit asnjë herë nuk e ka vënë kokën në trotuar, jo si ti që e ke kostumin 1500 euro.

Agron Shehaj: Po ti sa e ke blerë kostumin?

Erion Braçe: Mund të të çoj unë tek një djalë në Shkodër që të bën një kostum me 300 mijë lek.

Agron Shehaj: Kjo është sipër pagës mesatare në Shqipëri

Erion Braçe: Po po është sipër, edhe asaj pagës që i paguan ti skllevërit në call center-at e tu

(Debati ndërpritet për disa minuta, më pas vijon sërish)

Erion Braçe: Kur merresh me xhaketën time, shikoje çik xhaketën time. Tregoja çik xhaketën tënde. (I drejtohet kamerave, “kapjani pak xhaktën”)

Erion Braçe: Po deshe të tregoj edhe kanotjeren.

Agron Shehaj: I quajte skllevër bashkëpunorët e mi… (Fiket mikrofoni dhe largohet nga mbledhja bashkë me deputetët e tjerë të PD)

Arben Ahmetaj: Erion, pyete për mandatin. Se ka lënë brinjët për mandatin në Vlorë.

Ahmetaj për Shehajn: Është në konflikt me ligjin se tani që është deputet, s’mund të jetë administrator (Shehaj drejton IDS), po mbase s’e kupton.

Më poshtë video e përplasjes Shehaj- Braçe në komisionin e Ekonomisë:

Next Post
“Edi Rama mund të blejë ndërkombëtarët me paratë e drogës por jo LSI…”, fjalimi i parë i Kryemadhit si kryetare

LSI zbulon votën e Grupit Parlamentar për Buxhetin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

April 15, 2026
Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

April 15, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

April 15, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

April 15, 2026
Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In