Një peshkaqen i madh i bardhë është kapur në brigjet e San Clemente në Californi dhe më pas është lëshuar në det. E dëshmon kjo video e publikuar në rrjetet sociale. Një peshkatar ka kapur aksidentalisht një peshkaqen të ri, rreth dy metra i gjatë dhe e ka tërhequr drejt bregut.
Disa burra kanë ndërhyrë me pinca për të liruar nga ganxha ku kishte ngecur kafsha. Teksa krijesa detare largohet në mes të dallgëve një grua dëgjohet të komentojë: ’Një fund i lumtur”.
ma.me