Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëritjetrin. Nga ky aksident nuk ka të lënduar, por vëmendja është zhvendosur diku tjetër.
Polici rrugor, i cili ka shkuar për të inspektuar situatën, me kokën lartë, duke parë makinat e përplasura, është hutuar dhe ka përfunduar në një puset aty pranë.
Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura tek kalimtarët e rastit, por edhe personat që janë përfshirë në aksident. /JOQ/a.m.