Bora Zemani është padyshim personazhi më i përmendur në shtëpinë e Big Brother. Për mirë apo për keq, për lojë apo për ndjenja, moderatorja është shndërruar në kryefjalën e këtij edicioni.
Edhe mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit emri i saj është lakuar thuajse si në çdo ‘prime’. Pas përmendjes së Bora Zemanit në bisedën e banorëve me të ftuarit VIP, Trixa vendosi të refuzonte darkën e “Big Brother” duke mos iu bashkuar ish-banorëve të tjerë. Këtë herë, prezantuesja ka vendosur të reagojë.
Me një video në Tik-Tok, ajo ka ironizuar situatën. Bora shfaqet duke dëgjuar me habi sesi thërrasin emrin e saj disa moderatorë dhe video nis me zërin e Arbana Osmanit. Duket se më në fund Bora ka thyer heshtjen rreth përdorimit që i bëhet emrit të saj dhe kjo video thotë gjithçka.
@borazemani #borazemani ♬ original sound – nothing.to.see.
g.kosovari