Policia franceze e ka rrethuar sot një kishë në qendër të Parisit pas raportimit për një sulme të mundshëm dhe se ishin dëgjuar të shtëna me armë, si dhe peng-marrje.
Po ashtu, disa pjesë të qytetit janë mbyllur, ndërkohë që Qeveria franceze i paralajmëroi qytetarët që t’i shmangeshin rrethinës Les Halles në qytet, transmeton Express.
Por, tani oficerët e kanë konfirmuar se krejt kjo ka qenë një alarm i rremë dhe se nuk ka indikacione për rrezik ndaj publikut.
Policia u thirr në këtë zonë sot rreth orës 16:30 pasi që banorët kishin raportuar për shpërthime dhe ishin fshehur në një kishë, sipas mediave lokale./Express/