• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri nxjerr dosjen e plotë të “drogës blu”: Ja lista e parcelave në kohën e PD

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë se Partia Demokratike, ia “faturon” atij dhe kryeministrit Rama drogën, që dyshohet se do të transportohej me avionin e vogël të rrëzuar në grykëderdhjen e Ishmit dy ditë më parë. Kjo, sipas tij, për faktin se avioni ra në Shqipëri, në vendin me kryeministër Edi Ramën, dhe ministër të Brendshëm, Saimri Tahirin.

Por sipas ministrit Tahiri, nëse PD do të ndiqte të njëjtën logjikë, atëherë “përse droga nuk qenka edhe e Kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm Italian meqë avioni nga Italia u nis, e po në fshehtësi të autoriteteve italiane???”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministri Tahiri përmend aksionet e policisë në Lazarat dhe në mbarë vendin, duke shtuar se gjatë detyrës së tij në krye të Ministrisë së Brendshme, ai ka vënë theksin në luftën kundër trafikut të narkotikeve. Ndërsa, Basha sipas tij, në kohën kur ka qenë në krye të këtij institucioni nuk ka bërë asgjë kundër këtij fenomeni.

Ministri Tahiri thotë se trafiku i drogës me mjete nga më të ndryshmet është një fenomen botëror. Por ai thekson se në 3 vitet e fundit, Shqipëria ka luftuar me sukses rrugët tradicionale të trafikimit të lëndëve narkotike.

POSTIMI I PLOTE I MINISTRIT TAHIRI
8 vjet Minister i Saliut pa shkeputje, edhe Minister i Brendshem 2 vjet, e sot flet Lulzim Basha per kultivimin e Kanabis? A ishte ky Minister i Brendshem kur Lazarati i rritej mu nen hunde? A di njeri te kete shprehur nje here te vetme ndonje shqetesim a te kete folur publikisht per kete ceshtje?
A di njeri te kete levizur nje here te vetme gishtin per ta luftuar kete fenomen?

Nuk i kishte syte ne balle Luli, atehere Minister i Brendshem, te shihte jo vetem Lazaratin qe ujitej me zjarrfikeset e Gjirokastres, por te gjithe vendin qe ishte mbjelle me Kanabis?

Kush mendon se ne ate kohe ishte vetem Lazarati, GABOHET! Shih listen me poshte…

Te verteten na e kane fshehur, me komunikata policie qe mbaheshin sekret. Sot gjithcka ben policia, eshte publike.

Sot po luftohet realisht. Pas fitores me njollen e turpit boteror ne Lazarat, sot po i shkojme cep me cep Shqiperise, per ta fituar nje here e mire, ne themel, kete beteje.

Dje, aty ishte Lazarati dhe gjithe Shqiperia, mbahej e fshehur e nuk luftohej. Taksohej!

Nuk pretendoj kurre qe e kemi fituar kete beteje. Kemi shume per te bere akoma. Por te pakten kemi filluar nje rruge qe askush me pare as e kishte menduar, jo me te niste punen qe kemi nisur ne sot.
Po cirret Basha e jo vetem ai, per avionin qe erdhi nga Italia ne Ishem. Po meqe qenka droga ime dhe Edi Rames, me te njejten llogjike perse nuk qenka edhe e Kryeministrit e Ministrit te Brendshem Italian meqe avioni nga Italia u nis, e po ne fshehtesi te autoriteteve italiane???

Trafiku i droges me mjete nga me te ndryshmet, eshte fenomen boteror. Ne Amerike kane arritur te bejne edhe tunele nentokesore, kane perdorur edhe nendetese. Nderkohe qe fluturime avionesh te tille jane nje shqetesim ne te gjithe Evropen.

POR, per ke kupton nga kjo histori, kjo tregon se ne kaq pak kohe kemi arritur te luftojme me sukses rruget tradicionale te trafikimit e duhet te bejme akoma me shume ne luften me trafikantet, pavaresisht sofistikimit te tyre.

Ama dje, kur Minister ishte Luli dhe Muli, trafikantet as nuk kishin nevoje te eksperimentonin. Kishin me kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin, sa per te bere dallimin.
Dhe akoma me shume, kur Luli dhe Muli ishin Minister, me shifrat zyrtare te Guardia di Finanza, Policia shkaterronte vetem 7.5% te parcelave te identifikuara. Vjet po me shifrat e GdF, policia shkaterroi 99.6%. Kete vit, do bejme te njejten gje, pa asnje diskutim.

E duke pare shifrat, jo balten e SHQUP-it e zhurmen e SHQUP-isteve vullnetare e te paguar, te shperndare ne parti e media, pyes kush eshte karteli i droges tani? Ne qe e shkaterrojme per te 3-tin vit rradhazi, apo ata qe e mbanin mu nen hunde e nuk leviznin as gishtin.

Te mos flasim per vrasjet, se besoj ka plot per tu turperuar, Luli, Muli e Saliu bashke. Ne 2010, Shqiperia regjistroi 118 vrasje. Minister Lulzim Basha. Vitin e kaluar, Shqiperia regjistroi numrin me te ulet te 25 viteve te fundit, vetem 54 vrasje. Ky eshte dallimi i madh qe tregon se sot Shqiperia eshte shume me e sigurte sesa kur ne qeverisje kishte Saliun, Lulin dhe Mulin.

E meqe sot Lulzim Basha ka guxim flet per Shkodren, po ia listoj une fshatrat ku eshte gjetur kanabis ne kohen kur po ky ishte Minister. Po ia listoj me referenca egzakte te vendit, kohes kur eshte gjetur, numrin dhe faqen e komunikates se Policise qe deri dje mbanin sekret. Dhe ky eshte vetem Qarku Shkoder. Po ne vitin 2010, Minister Lulzim Basha, kanabis eshte gjetur edhe ne qarqet Vlore, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, Kukes, Lezhe, Tirane. Pra, ne te gjithe Shqiperine.

Opozita eshte e mirepritur te na bashkohet ne kete beteje. Po luftojme ende me ate qe na la trashegimi Saliu, Luli e Muli, nje beteje qe do e fitojme pa diskutim, ne cdo cep te vendit. kjo eshte beteja jone per ti lene trashegimi femijeve tane nje Shqiperi me te drejte e me te denje.

QARKU SHKODËR

NR. VENDI DATA KOMUNIKATA NR. FAQE

1 Qerret 08.06.2010 160 8
2 Qerret 14.06.2010 166 8
3 Mazrek 16.07.2010 198 5
4 Mazrek 06.08.2010 219 5
5 Mazrek 12.08.2010 225 8
6 Mazrek 30.06.2010 212 6
7 Gur I Zi 19.08.2010 232 6
8 Gur I Zi 02.09.2010 246 6
9 Vjerdhe 28.06.2010 180 8
10 Ducaj 30.06.2010 212 6
11 Palaj 12.07.2010 194 5
12 Vasiaj 12.07.2010 194 5
13 Çebrejt 15.07.2010 197 8
14 Bruçaj 20.07.2010 202 6
15 Bruçaj 21.07.2010 203 5
16 Bruçaj 22.07.2010 204 6
17 Bruçaj 26.07.2010 208 5
18 Bruçaj, 29.07.2010 211 4
19 Bruçaj, 29.07.2010 211 4
20 Sumaj 29.07.2010 211 4
21 Bleran 29.07.2010 211 4
22 Oblike 21.07.2010 203 5
23 Shllak 23.07.2010 205 5
24 Shllak 13.09.2010 257 6
25 Karme 30.07.2010 212 6
26 Shpor 30.07.2010 212 6
27 Pult 03.08.2010 216 5
28 Pult 28.07.2010 210 4
29 Pult 03.09.2010 247 5
30 Pult 04.08.2010 217 7
34 Plan, 03.08.2010 216 5
37 Plan 04.08.2010 217 7
38 Vukjakaj 04.08.2010 217 7
39 Lugu I Madh 04.08.2010 217 7
40 Mali Qerretit 05.08.2010 218 5
41 Karme 06.08.2010 219 5
42 Shllak 09.08.2010 222 6
43 Kasnec 09.08.2010 222 6
44 Pog 13.08.2010 226 5
45 Sume 13.08.2010 226 5
46 Sume 18.08.2010 231 6
47 Fjura 13.08.2010 226 5
48 Kir 14.08.2010 227 5
49 Xhan 18.08.2010 231 6
50 Gega 17.08.2010 230 5
51 Vile 17.08.2010 230 5
52 Grude e Re 17.08.2010 230 5
53 Bardhaj 20.08.2010 233 7
54 Dedaj 21.08.2010 234 5
55 Shosh 23.08.2010 236 7
56 Palaj 26.08.2010 239 7
57 V.Dejes 31.08.2010 244 6
58 Temal 01.09.2010 245 6
59 Burgji 02.09.2010 246 5
60 Mjegull 07.09.2010 251 6
61 Nenmavriq 15.09.2010 259 6
62 Kir 15.09.2010 259 6
63 Dobraç 16.09.2010 260 7
64 Vilez 18.09.2010 262 5
65 Palaj 20.09.2010 264 7
66 Pjetroshan 31.07.2010 213 4
67 Qarrishte 04.08.2010 217 7
68 Boge 06.09.2010 250 5
69 Dom 10.07.2010 192 4
70 Zvine 26.08.2010 239 7
71 Kordhpule 21.09.2010 265 6

Next Post
Van Gogh mund të ketë vuajtur nga psikopatia në 18 muajt e fundit të jetës

Van Gogh mund të ketë vuajtur nga psikopatia në 18 muajt e fundit të jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com