Partia Demokratike ka zgjedhur që të ngrerë një dron mbi sallën e Kuvendit.
“Selia blu” ka shpalosur një banderolë ku shkruhet “Parlamenti i krimit”.
Ende nuk dihet se cili ka qenë deputeti që ka dhënë këtë ide por mendohet se kreativiteti mund të ketë qenë i deputetëve Klevis Balliu dhe Ervin Salianji.
Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në Dibër se më 16 Mars do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë në kontroll fatet e vendit. /a.r











