• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj: Bundestag mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave!

by Java News
13/03/2019 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në vizitën e tij zyrtare në Berlin, u takua me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestag, Günther Krichbaum. Në takim merrnin pjesë edhe deputetë të tjerë të angazhuar me procesin e Integrimit Evropian, si Katja Leikert, Christian Petry, Carl Julius Cronenberg, Joachim Valenski dhe Manuel Sarrazin.

Ministri në Detyrë Cakaj, u shprehu mirënjohje parlamentarëve për kontributin e gjithanshëm që Gjermania i ka ofruar Shqipërisë si në procesin e Integrimit Evropian, ashtu edhe në reformat e thella që ka ndërmarrë Shqipëria në drejtësi, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Ministri në Detyrë Cakaj, paraqiti një tablo të hollësishme të ecurisë së procesit të vetingut dhe punën që po bëjnë institucionet e reja të drejtësisë gjatë tre mujorit të fundit.

“Ngritja e strukturave të reja gjyqësore konfirmon rrugën e pakthyeshme të reformave dhe suksesin e procesit të vetingut. Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet për të merituar një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave”, tha Ministri në Detyrë Cakaj.

“Vendimi pozitiv i Këshillit në qershor do t’i japë një hov të ri jo vetëm proceseve të reformave brenda vendit, por do të shërbejë më së miri për të krijuar një sinergji të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, theksoi Kryediplomati shqiptar.

Kryetari i Komisionit Krichbaum u shpreh se Bundestag ndjek me shumë interes dhe vëmendje të shtuar ecurinë e prioriteteve të dakordësuara për çeljen e negociatave me Shqipërinë, me në fokus krijimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi si dhe plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Krichbaum vlerësoi me nota pozitive veprimtarinë e komisionit të pavarur të kualifikimit, në përputhje me pritshmëritë e palës gjermane.

“Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë”, u shpreh Krichbaum.

Përfaqësuesi i të gjelbërve, Manuel Sarrazi, u shpreh se: “Ne i kemi premtuar Shqipërisë çeljen e negociatave me kushtin e përmbushjes së pesë prioriteteve. Mendoj se Shqipëria ka bërë një progres të prekshëm dhe ashtu sikundër ata kanë realizuar premtimin e tyre, tani është detyrë e jona të mbajmë premtimin e dhënë.

Përfaqësuesi i CDU-së, Valenski, duke vlerësuar gjithashtu arritjet e deritanishme të reformës në drejtësi ftoi qeverinë shqiptare për rritjen e angazhimit me rezultate të tjera konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë bashkëbisedimit, Ministri në Detyrë Cakaj dhe parlamentarët shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor. Interes i veçantë iu kushtua marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet fqinje dhe bashkëpunimit rajonal në optikën e procesit të ​Berlinit. /a.meta

Next Post
Vuante nga depresioni, 16-vjeçarja në Tiranë tenton t’i japë fund jetës

Tiranë, gjendet një grua e pajetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In