Në një fabrikë për përpunimin e mishit në Poloni, është regjistruar një punëtor i papërgjegjshëm, duke kryer veprime të palejuara. Presoni i paidentifikuar që kishte veshur çizme gome, është parë duke i futur këmbët në një enë katrore dhe duke shkelur krahët e pules, transmeton Telegrafi.
Ai e ka bërë këtë veprim, për të ndarë pjesët e ngrira që ishin kapur mes vete. Nuk bëhet e ditur se ku është regjistruar ngjarja e neveritshme, që ka ngjallur debate lidhur me sigurinë e mishit të përpunuar.
ma.me