Të rinj të PD kanë prishur sot një aktivitet per arsimin pas thirrjeve te kryetarit te tyre Lulzim Basha per dhune. Ngjarja, ka ndodhur ndërsa Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito dhe Edvin Kukunja, këshilltar i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla po flisnin me maturantët në sallën e teatrit Eksperintal në Tiranë për reformën në arsimin e Lartë.
Një vajzë e re ka hyrë një baner në sallë ku shkruhet “Jo reformë klienteliste”. Kaq është dashur që të çohet më këmbë e gjithë salla. Organizatorët kanë vrapuar për të ndalur veprime të tjera të kësaj natyre. Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri thirrje për dhunë, te rinjte e PD kane nxituar ta vene ne jete. /ma.me










