• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

VIDEO/ Pas inspektimit, Balluku premton se bypass-i i Vlorës hapet më 15 korrik

by Java News
28/06/2021 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bypass-in e Vlorës po punohet me ritme të larta për të bërë të mundur që ky segment të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke nisur nga data 15 korrik. Krahas punës për përfundimin e veprave të artit, po punohet njëkohësisht edhe me asfaltimin si dhe vendosjen e sinjalistikës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ndoqi nga afër punimet që po bëhen në këtë vepër, duke u ndalur veçanërisht tek ura numër 4, ku tashmë ka përfunduar ndërtimi i nënstrukturës së saj dhe po punohet për montimin e trarëve.

Për mbarëvajtjen e qarkullimit të automjeteve, është përgatitur edhe plani i menaxhimit të trafikut, ku në disa pika të segmentit do të jetë e stacionuar policia rrugore, për të garantuar një qarkullim sa më të sigurtë.

“Jemi angazhuar për të kapur datën 15. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne kemi kërkuar bashkëpunimin e policisë rrugore, që zakonisht nuk na e kanë kursyer mbështetjen, pasi kjo është një rrugë e re, është rrugë shpejtësie dhe detyrimisht për shkak se është një rrugë provizore, do të na duhet që Policia Rrugore të na japë një suport përsa i përket kësaj lëvizje dhe për të pasur kushte më të larta të sigurisë rrugore. Unë shpresoj që problematika teknike të mos kemi, të cilat na nxjerrin jashtë programi”, u shpreh ministrja Balluku.

Hapja e këtij segmenti pritet të lehtësoj trafikun pasi do të jetë një alternativë më shumë për drejtuesit e automjeteve për të aksesuar bregdetin e jugut, ndërkohë që i gjithë aksi do të jetë i pajisur me sinjalistikën e nevojshme duke rritur sigurinë rrugore.

“Unë shpresoj shumë që ta hapim këtë rrugë në mënyrë provizore, duke ruajtur të gjithë parametrat dhe gjithçka tjetër që është e rëndësishme përsa i përket sigurisë rrugore, për t’i dhënë një frymëmarrje lëvizjes në jug të vendit. E kemi parë fatkeqësisht gjatë fundjavave të fundit, që ngarkesa ka qenë shumë e madhe.

Sigurisht Vlora do të vazhdojë të përdoret si rrugë, sepse janë të gjithë turistët që qëndrojnë në qytetet apo që shkojnë në Rradhimë, por të paktën të gjithë ata qytetarë, vizitorë apo turistë të huaj, që kërkojnë të aksesojnë jugun do të përdorin këtë rrugë, kështu që minimalisht trafiku do të ndahet në dy pjesë dhe nuk do të kemi atë problematikë që kemi pasur”, nënvizoi Balluku.

Nga ana e tij drejtori i ARRSH theksoi se punimet po ecin me ritme të mira, teksa kanë marrë zgjidhje edhe problematikat e evidentuar sa i takon kryesisht gjeologjisë.

“Nuk kemi problematika teknike. Kemi filluar vijëzimin horizontal i cili është i përkohshëm, që është ndarja e korsive. Jemi duke ecur mirë me ritmin. Kemi arritur në vendosjen e trarëve për pjesën e urës. Kemi përfunduar dy kampata dhe jemi duke vendosur trarët për kampatën e tretë, ndërkohë që kemi filluar dhe betonimin. Nga kilometri 19 në drejtim të kilometrit 10 jemi duke punuar me mbushjet, me terameshin, me asfaltimet, pastrimin e skarpateve”, sqaroi Berberi.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Next Post
Analiza/Ish-drejtuesi i policisë: Ja përse u eliminua Admiri nga kolegët e tij

Krimi/ Mit’hat Havari rrëfehet kur ishte drejtues i Policisë: Një zyrtar i lartë drejtësie, i shoqëruar nga superkiller. Një ministër më ndërhyri për…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In