• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Partizani hipotekon kualifikimin që nga Elbasani, shuplakë të rëndë Sfintul Gheorghe

by Java News
08/07/2021 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stenio Junior fantastik, Partizani shpartallon me rezultatin 5-2 Sfintul Gheorghe në ndeshjen e parë të Conference League në “Elbasan Arena” dhe kualifikimi në raundin e dytë ku i pret Basel duket një formalitet.

Braziliani ishte protagonist në të pestë golat e “Demave”, teksa shënoi dy herë dhe asistoi në tre të tjerët. Stentio e nisi në pjesën e parë kur shfrytëzoi gabimin e miqve dhe shërbeu për Cardoso. Ky i fundi nuk fali brenda zone.

10 minuta më pas Stenio realizoi edhe golin e dytë, ndërkohë që miqtë më pas fituan një penallti në fundin e pjesës së parë dhe Volkov nuk gaboi. Skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 2-1 në fuqi.

Dhuratat e Sfintul nuk kishin mbaruar dhe Junior realizoi edhe golin e tretë, pasi mbrojtësit miq nuk spastruan zonën. Edhe te goli i katërt ia dhuruan topin brazilianit, i cili këtë herë i dha mundësinë Carës të shënonte.

Stenio “show” nuk kishe mbaruar. Pesë minuta nga fundi asistoi me kokë për Cardoso, i cili i dha “shuplakën” skuadrës moldave. Kaq dhe tashmë Partizani mund të festonte, edhe pse janë edhe 90 minuta për t’u luajtur.

17′ GOOOOOOL LUCAS CARDOSO. Gabimi në mbrojtje i miqve është shfrytëzuar nga Partizani, që realizoi me brazilianin Lucas Cardoso

26′ GOOOOOOL STENIO JUNIOR. Tedi Cara asistoi për brazilianin, që nuk gaboi brenda zone dhe e çoi topin në rrjetë

44′ Volkov realizon me penallti ndaj Partizanit. E pamundur ta kapte topin portieri Alban Hoxha

61′ Stenio Junior realizon golin e tretë për Partizanin, duke shfrytëzuar gabimin e skuadrës mike

78′ Gabime amatore të miqve, që i dhurojnë topin Stenio Junior dhe ky i fundit asiston për Carën që nuk fal

80′ Sfintul ngushton shifrat me anë të Solodovnicov, i cili devijoi topin pranë portës

85′ Stenio Junior asiston për Cardoso, i cili realizon golin e pestë për Partizanin

g.kosovari

Next Post
Von der Leyen: Nuk mund t`i ndajmë vaksinat me vendet e varfra!

Von der Leyen: BE nuk do të pranojë kurrë dy shtete në Qipro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarit në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In