Policia e Italisë ka publikuar pamjet e para të aeroplanit me rreth 80 kg kanabis sativa të kapur mëngjesin e sotëm. Avioni me drogë mësohet se vinte nga Shqipëria, duke shënuar një tjetër rast të rëndë të trafikut të drogës me avionë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë edhe 4 shqiptarë emri i të cilëve nuk bëhet i ditur. Sa i përket avionit ai mësohet se ka qenë i modifikuar për të mos rënë në radarët e policisë.