Publikohen pamjet e para të shpërthimit me eksploziv në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës. Pamjet tregojnë shpërthimin e fuqishëm, i cili deri më tani llogarit të paktën 12 viktima, dhjetëra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Autoritetet tajlandeze po punojnë për normalizimin e situatës, ndërsa deri më tani nuk dihen ende autorët.









