Saimir Tahiri pas shkarkimit nga posti i ministrit të Brendshëm, drekoi për herë të fundit me 13 drejtorë policie të qarqeve, për t’ju komunikuar kështu dhe lajmin.
‘BalkanWeb’ ka siguruar video nga dreka e fundit në cilësinë e ministrit të Brendshëm, por edhe momentin ku shihet tek të gjithë sëbashku dalin nga restoranti.
Mes figurave të njohura të Policisë së Shtetit, shihet se pjesë e drekës ka qenë dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Nuk dihet fakti se pse ka qenë dhe Dako pjesë e kësaj dreke ‘lamtumire’.











