Italia është përfshirë ditën e sotme nga një stuhi e pazakontë ku erërat e forta kanë shkaktuar probleme tepër të mëdha.
Ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dalje të lumenjve nga shtrati dhe përmbytje në rrugët e qendrave të ndryshme të qyteteve.
Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.
“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.
/e.d