• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Pamje me dron: Grushti ndaj Berishës mori vëmendjen, ja sa pak militantë protestonin në shesh

by Java News
06/12/2022 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha thirri një protestë sot me qëllimin kryesor për të marrë sadopak vëmendjen nga zhvillimi i një samiti kaq të rëndësishëm, teksa e gjithë Evropa politike zbarkoi në Tiranë, për takimin e radhës Shqipëri-Ballkani Perëndimor.

Dhe ai incident me 31 vjecarin me probleme te shendetit mendor që e qëlloi me një grusht përveçse mori një vëmendje shumë të madhe të ditës së sotme, në një farë mënyrë e ‘shpëtoi’ Sali Berishën nga një dështim spektakolar.

Në këtë protestë të thirrur prej javësh dhe të pompuar me forcë ish-Kryeministrin dhe aleatin e tij Ilir Meta e kishin ndjekur vetëm disa qindra militantë. Braktisja nga qytetarët e Tiranës por edhe nga shumica e anëtarëve të partive të tyre ishte shumë e qartë dhe duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv nga ajri.  Në fund protesta u shndërrua në një takim me jo më shumë se 200-300 persona.

Në protestën që nuk zgjati më shumë se 2 orë, Berisha nuk kurseu falënderimet për liderët duke thënë se kanë mbështetur Shqipërinë ndërsa hodhi akuza ndaj Edi Ramës se i përdor samitet si mbështetje ndaj qeverisë së tij. Sipas Berishës, protesta u thirr që Europa të dëgjonte zërin e shqiptarëve ndërsa u zotua se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.

Ndër të tjera, ndryshe nga ç’kishin thënë, Sali Berisha që shoqërohej edhe Ilir Meta e mbështetësit e tij nuk kanë tentuar të futen brenda perimetrit të sigurisë në protestën e sotme. Ata ngritën skenën me regji lëvizëse para Hotel Dajtit dhe nuk janë përpjekur të shkojnë para Kryeministrisë ndonëse ish-kryeministri kishte paralajmëruar do mblidheshin para zyres se Rames dhe do të derdheshin në sheshe. Po ashtu, ajo që u vu re ishte braktisje nga qytetarët për këtë protestë pasi kishte vetëm disa qindra militantë të mbledhur.

Berisha nuk ia lejoi vetes të thyente perimetrin e sigurisë, duke mos e ‘mbajtur fjalën’ se do të bënte protestën më të madhe të bërë ndonjëherë para Kryeministrisë. Duke parë se sa ishte pjesëmarrja në shesh sigurisht që ish-kryeministri e ka menduar dy herë ‘përplasjen me policinë’. Protesta u mbajt në këtë ditë historike për Tiranën pasi mbërritën liderët europianë për Samitin BE-Ballkani Perendimor./m.j

Next Post

“Grushti” i vërtetë mbi Sali Berishën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com