Inter dhe Milan kanë prezantuar publikisht këtë të enjte dy projektet që janë për ndërtimin e stadiumit të ri, prishjen e “San Siro” dhe ndërtimin e një zone komerciale përreth stadiumit të ri.Aktualisht janë dy kompani që kanë paraqitur projektet e tyre dhe njëra prej tyre do të shpallet fituese. Vlera e secilit projekt është 1.2 miliardë euro dhe stadiumi i ri do të ketë 60 mijë vende.”Manica Crm Sportium” është kompania e parë, që ka paraqitur projektin për një stadium në formë vezake, ndërtimin e një fushe sportive në zonën ku ndodhet aktualisht stadiumi i vjetër, si dhe ndërtimin e tre kullave përreth zonës.
Ndërkohë që kompania tjetër “Populous”, ka projektuar një stadium në formë katrore, me një kullë të lartë, një më të vogël dhe pesë ndërtesa të tjera për shfrytëzime komerciale nga klubet.
g.kosovari