NASA ka publikuar një video dhe foto të një objekti misterioz që lëviz me shpejtësi mbi Tokë pak pas mesnatës së shkuar. Pesë kamera të NASA-s kanë fiksuar objektin, por edhe NASA e pranon se është i avashtë për të qenë një meteor.
Kjo ka nxitur shumë spekulime online se për çfarë mund të bëhet fjalë. Disa ekspertë thonë se mund të jetë mbetje e ndonjë anije të vjetër kozmike, satelit apo ndonjë objekt i bërë nga njerëzit.
Ky fenomen befasues vjen pak ditë pasi NASA u detyrua të ndërpresë transmetimin live nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, pasi u shfaqën tre objekte. Dyshuesit thonë se ishin tre UFO.
https://www.youtube.com/watch?v=KaYD5m8UCbs









