• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Obama takon fëmijën shqiptar që i shkruajti letër: Jam krenar për ty

by Java News
18/11/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barack Obama, presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka takuar Alex, vogëlushin shqiptar që i shkruajti një letër para disa muajsh.

“Si ke qenë? Dukesh shumë bukur me kostum. A është i ri? Ma mori mendja që po. Ishe shumë fantastik shpresoj që edhe të tjerët të mendojnë si ti. Isha shumë krenar për ty”, është shprehur Obama.

Ja letra e vogëlushit shqiptar:
I dashur Presidenti Obama
E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dhe ta sjellësh në shtëpinë tonë…dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace.

Do t’i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të mbledhë flutura për të.

Në Shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t’ja prezantoj atij. Kështu mund të luajmë të gjithë së bashku.

Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex, që është një djalë shumë i sjellshëm.

Nëse nuk ka lodra, do t’i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do ta mësoj si t’i japë. Do t’i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë.

Ai do mund t’i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta prekë. Faleminderit shumë. Mezi po pres që të vish! Alex

Obama ka postuar një video ku vogëlushi lexon letrën e tij dhe e ka shoqëruar me këto fjalë:

“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.

Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij. Ai donte ti jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të. “Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”

Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.

Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.
Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”  /ma.me

Redaksia Online

Next Post
Ministri Manjani në Greqi: Standarde të përbashkëta ligjore

Sulmi ndaj Nikollës, reagon ministri Drejtësisë: Dhuna është e pajustifikueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In