• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

(VIDEO) Obama në Athinë nën masa të papara sigurie, nuk e pret Cipras, reagojnë rusët

by Java News
15/11/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur në Athinë vizitën e tij dy ditore Barak Obama. Me një fytyrë të qeshur ka zbritur nga Air Force One, i ruajtur nën masat digurie të papara, kur avioni i tij u ul në 10.30 në aeroportin Eleftherios Venizelos. Siç shkruan “Protothema”, Presidenti në largim i SHBA përshëndeti kontingjentin e nderit, ministrin e Mbrojtjes, Panos Blazing dhe shefin e Mbrojtjes, Admiral Evangelos Apostolakis të cilët kishin dalë në aeroport ta prisnin mikun e Greqisë. Por mediat kane nenvizuar faktin se ishte ministri i Mbrojtjes që priti Obamën dhe jo kryeministri Aleksis Tsipras dhe Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos.

Burime qeveritare thane per “Protothema” se kjo ka ndodhur per shkak se vizita dyditore e zotit Obama nuk është zyrtare që ne aeroport të dilte Presidenti i Republikës, por thjesht një vizitë pune. Autokolona e Obamës direkt pas formaliteteve të para iu drejtua hotelit Asteras Vuliameni. Masat e sigurisë shkruajnë mediat greke janë të paprecedenta. Komandot amerikanë ishin në çdo pjesë të aeroportit.

“Tregues i masave drakoniane është edhe se gazetarët dhe teknikët që mbulojnë ardhjen e presidentit në largim, kanë kaluar tashmë nëpër tri teste kontrolli”, shkruan “Protothema”. Por per kete vizite, agjencia ruse e lajmeve Sputnik, shkruan duke hedhur akuza se Barak Obama do të kërkojë nga Athina të mbyllë portet e saj për anijet ruse. Presidenti amerikan pritet të shtojë retorikën e saj kundër Moskës duke i bërë thirrje grekëve që të votojnë për sanksione të reja kundër qeverisë ruse, shkruan “Sputnik.

ImageHandler

ImageHandler (2)

 

ImageHandler (1)

3299461

Miku i ri i Athinës, çfarë pret Cipras nga Obama dhe mesazhi për Berlinin

Me ardhjen e Obama-s në Athinë, Ciprasi shpreson për një mesazh të qartë në adresë të Berlinit. Por Obama nuk mund të influencojë shumë për t’u vënë gjërat në lëvizje, edhe sikur të angazhohet për lehtësimin e borxheve.

Kuba Havana Staatsbesuch US Präsident Obama (Getty Images/J. Raedle)

Për partinë e majtë në pushtet vizita historike është një thyerje tabuje. Le të kujtojmë: më 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton iu desh benda pak minutash për arsye sigurie ta shkurtojë në më pak se një ditë vizitën në Athinë. Politikanët e majtë e cilësuan vizitorin e nivelit të lartë si “kasapi i Ballkanit”.

Kjo vizitë blic u eklipsua nga protesta me konfrontime të rënda mes demonstruesve dhe policisë. Artistë të majtë me këtë rast organizuan një lloj procesi spektakolar para parlamentit grek dhe kërkonin dënim me burgim të përjetshëm për Clinton-in. Pak muaj më vonë aktivistë të majtë hodhën në erë në shenjë proteste kundër politikës së jashtme të SHBA-së një statujë të ish-presidentit të SHBA.së Harry Truman në qendër të Athinës, e kjo nuk ishte hera e parë.

Komunistët radikalë të përfaqësuar në parlamentin e Athinës si dhe grupe të tjera anarkiste duan ta presin edhe Obama-n me aksione proteste. Por nga të majtët në pushtet dëgjohen tone të tjera:

“Vizita e Obama-s dëshmon, se roli i Greqisë në botë është forcuar gjatë qeverisjes sonë”, thotë ministri i Brendshëm Nikos Papas për gazetën Real News. Megjithatë tapeti i kuq për presidentin e SHBA-së është një dëshmi tjetër për kthimin e partisë së majtë dikur radikale në realizëm, mendon Jorgos Tzogopoulos, punonjës pranë Think-Tank në Athinë, ELIAMEP.

Tek e fundit, sipas tij, Greqia dhe SHBA nën Obama-n kanë qëllime të ngjashme ekonomike, thotë analisti për DW. “Po ashtu si qeveria e Athinës edhe Obama është për shpenzime më të mëdha shtetërore dhe për një politikë më zemërgjerë të rritjes ekonomike”, thekson politologu.

Symbolbild Griechenland einigt sich mit Gläubiger-Unterhändlern auf Reformen Griechenland Akropolis Sonnenaufgang (picture-alliance/Werner Forman Archive/Heritage Images)

Shpresa tek Obama, frikë nga Trumpi 

Sipas informacioneve të televizionit shtetëror, ERT Athina pret një pozicionim të qartë të presidentit të SHBA-së lidhur me grindjen mes FMN-së dhe donatorëve europianë për lehtësimin e borxheve. Obama në intervistë për gazetën Kathimerini ka deklaruar, se ai do të inkurajojë “hapa që nxisin rritjen ekonomike si dhe lehtësimin e borxheve” – në këtë kontekst ai thekson, që SHBA nuk bën pjesë në grupin e donatorëve. Por pikërisht për këtë arsye, shpresat greke nuk janë realiste, mendon Tzogopoulos nga ELIAMEP. Kjo është “thjesht një vizitë simbolike”, vlerëson Angelos Syrigos, profesor i shkencave politike në Athinë. Që presidenti në largim i SHBA-së do të mbajë një fjalim në një sfond historik siç është Akropolis, ky është një gjest nderi. Por Obama nuk mund të influencojë tani shumë për t’u vënë gjërat në lëvizje. “Edhe sikur ai të angazhohet për lehtësimin e borxheve, Obama tashmë përfaqëson të shkuarën, pasuesi i tij Donald Trump sjell mjaft të panjohura”, vëren politologu në bisedë për DW.

Fitorja e Trump i ka shkaktuar mjaft kokëçarje Athinës. Deklaratat e tij të deritanishme lidhur me krizën greke të borxheve janë të dykuptimta. Njëra prej tyre është: “Gjermania duhet ta zgjidhë çështjen e borxheve, për të kjo është një gjë fare e thjeshtë. Nëse nuk do Gjermania, atëherë duhet ta rregullojë Putini”, kërcënonte Trump në intervistë me televizionin Fox në korrik  2015. Syrigos tërheq vëmendjen për të pasur kujdes. “Mund të ndodhë, që SHBA nën Trump të ushtrojë presion, në mënyrë që FMN-ja të dalë nga programi për shpëtimin e financave greke.

Sidoqoftë çdo deklaratë e parakohshme është e pasigurtë, duhet pritur për të parë se çfarë përfaqëson Trump, thotë politologu. Sa i përket politikës së sigurisë Greqia e SHBA vitet e fundit kanë bashkëpunuar ngushtë dhe ky afrim do të vazhdojë edhe nën Donald Trump. “Megjithë problemet e jashtëzakonshme ekonomike Greqia është ndër pesë partnerët e NATO-s, që shpenzojnë 2% të rendimentit ekonomik për mbrojtjen”, lëvdon Obama në intervistën për Kathimerini. Ky zell shpenzimesh duhet t’i pëlqejë republikanit Trump. Angelos Syrigos: “Ndërkohë SHBA shpenzojnë shumë dhe europianët fare pak para për NATO-n. Trump do të rinegociojë për këtë.”

DW

ma.me

 

Next Post
Boshnjakët: Grekë, do ua bëjmë jetën “ferr” në Zenicë

Boshnjakët: Grekë, do ua bëjmë jetën “ferr” në Zenicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In