Pamje të reja vijnë pas ekzekutimit të Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në qendër të një lokali në Tiranë.
Siç shihet nga video shihet viktima i shtrirë dhe i mbuluar në gjak, ndërkohë që avokati Adriatik Cama shihet në këmbë.
Sakaq një grua, e cila nuk dihet nëse është e afërme e viktimës, ulëret e frikësuar, e cila e thërret “o Deti, o Deti..”.
Menjëherë pas krimit, Mexhit Picari është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në shtëpinë e vajzës në Yzberisht ku edhe është arrestuar nga policia.
Kudret dhe Dhurata Saliaj ishin në proces divorci me njeri-tjetrin, ndërsa pritej që gjykata të caktonte dje kujdestarinë e fëmijëve. Më herët, Dhurata Saliaj ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për dhunë ndaj fëmijëve dhe vjehrrës, gjë që duket se ka ndikuar që gjyqtarja të përgatiste vendimin që kujdestarinë t’ia jepte Kudret Saliajt dhe jo asaj.
/b.h











