• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Nuk po ndalon…”. Ndjekje si në filma në Tiranë, shoferi i dehur dhe pa patentë i ikën policisë, por e pëson në fund

by Java News
13/12/2021 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

16 shoferë janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, konkretisht: S. Gj., 56 vjeç, E. A., 35 vjeç, A. K., 50 vjeç, B. S., 55 vjeç, P. M., 29 vjeç, A. H., 25 vjeç, H. C., 38 vjeç, F. P., 36 vjeç, L. Gj., 53 vjeç, B. Z., 42 vjeç, F. Xh., 42 vjeç, P. Dh., 21 vjeçe, E. T., 27 vjeç, A. Sh., 32 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, B. G., 39 vjeç, E. T., 27 vjeç.

Ndërkohë policia ka bërë publik një rast ndjekje në Tiranë. Raportohet se kanë vënë në pranga shtetasin A. Xh., i cili duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, pasi ka tentuar të shmangë shërbimet e Policisë Rrugore, duke u larguar me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle intensive në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, jo vetëm gjatë fundjavës, por 24/7.

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që bëhen pengesë duke bllokuar lëvizjen normale të automjeteve apo këmbësorëve, të atyre që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe të atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi, kryejnë manovra të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie duke u kthyer në burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 1 tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, konkretisht: S. Gj., 56 vjeç, E. A., 35 vjeç, A. K., 50 vjeç, B. S., 55 vjeç, P. M., 29 vjeç, A. H., 25 vjeç, H. C., 38 vjeç, F. P., 36 vjeç, L. Gj., 53 vjeç, B. Z., 42 vjeç, F. Xh., 42 vjeç, P. Dh., 21 vjeçe, E. T., 27 vjeç, A. Sh., 32 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, B. G., 39 vjeç, E. T., 27 vjeç.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas disa minutash ndjekjeje, kanë vënë në pranga shtetasin A. Xh., i cili duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka tentuar të shmangë shërbimet e Policisë Rrugore, duke u larguar me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit.

Po nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas disa minutash ndjekjeje është kapur dhe është vënë në pranga.

Nisur dhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit do të vijojë, jo me aksion, por me kontrolle permanente 24/7, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në varësi të DVP Tiranë, forcën “Shqiponja” dhe Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe për të siguruar lëvizjen normale të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

Policia Rrugore e Tiranës, duke marrë shkas nga dy episodet e fundit në qytet, ku dy drejtues mjetesh që ishin në shkelje tentuan të largoheshin duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve, apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe për respektim e bindje ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, pasi shërbimet policore janë të angazhuara dhe të fokusuara për të mos toleruar asnjë person që kërkon të sfidojë ligjin dhe Policinë apo të rrezikojë jetën e qytetarëve.

#Frike👮🏻♀❎Rregull✅
#PerdoreRrugenEMjetinMeKujdes
#NxitimiPakujdesiaShkelja🔜🚓/🚑

g.kosovari

Next Post

Kallëzimet në SPAK, Lëvizja e Berishës i përgjigjet Bashës: Opozita s’është as vulë e as bravë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In